Bota

Kompania polake e gazit fiton çështjen e çmimeve kundër Gazprom

Kompania ruse duhet t'i paguaj 1,5 miliard dollar kompanisë shtetërore të gazit të Polonisë

Sibel Morrow   | 31.03.2020
Kompania polake e gazit fiton çështjen e çmimeve kundër Gazprom

Ankara

Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit vendosi që kompania ruse Gazprom duhet t'i paguajë kompanisë shtetërore polake të gazit PGNiG rreth 1,5 miliard dollar lidhur me çështjen e mosmarrëveshjes të çmimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gjykata e Arbitrazhit mbështet PGNiG, duke konfirmuar kështu që çmimi i gazit në Kontratën Yamal nuk arriti të pasqyrojë nivelin e çmimit në treg dhe ishte i mbivlerësuar", tha Jerzy Kwiecinski, Presidenti i Bordit Menaxhues të PGNiG, në një deklaratë të PGNiG. 

"Gjykata ndryshoi formulën e llogaritjes për çmimin e gazit rus duke e lidhur atë shumë ngushtë me nivelin e çmimit në tregun evropian, që për PGNiG nënkupton një përmirësim të madh të kushteve të importit të gazit", shtoi Kwiecinski. 

Sa i përket vendimit të gjykatës, PGNiG tha se çmimi që ata do t'i paguajnë Gazpromit për gazin natyror "do të bazohen në formulën e re të llogaritjes së çmimit", e cila është shumë ngushtë dhe drejtpërdrejt e lidhur me nivelin e çmimit të gazit në tregun e Evropës Perëndimore. 

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit do të përfshijë kohën midis 1 nëntorit 2014 kur filloi fillimisht mosmarrëveshja e çmimeve midis PGNiG dhe Gazprom, dhe 29 shkurtit të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın