Bota

Kompania japoneze "Mitsubishi Electric", shënjestër e një sulmi kibernetik

"Mitsubishi Electric" tha se sulmuesit kibernetikë, të cilët dyshohet se janë kinezë, shënjestruan informacionin e kompanisë lidhur me agjencitë qeveritare dhe partnerët e tjerë të saj të biznesit

Rıyaz Khalıq  | 20.01.2020 - Përdıtësım : 20.01.2020
Kompania japoneze "Mitsubishi Electric", shënjestër e një sulmi kibernetik

Ankara

Gjiganti japonez i elektronikës "Mitsubishi Electric" ka bërë të ditur se ishte shënjestër i një “sulmi masiv kibernetik” gjatë të cilit të dhënat e qeverisë mund të jenë komprometuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Mitsubishi Electric" për agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo tha se sulmuesit kibernetikë, të cilët dyshohet se janë kinezë, shënjestruan informacionin e kompanisë lidhur me agjencitë qeveritare dhe partnerët e tjerë të saj të biznesit.

“Kërkojmë thellësisht falje për telashin dhe shqetësimin e shkaktuar”, tha kompania japoneze.

Kompania njoftoi se informacionet e mundshme të rrjedhura janë shkëmbime të postave elektronike me Ministrinë japoneze të Mbrojtjes dhe Autoritetin e Rregullimit Bërthamor të vendit.

Megjithatë, u përjashtua mundësia e rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme që kanë të bëjnë me operacionet e infrastrukturës.

“Ata kanë konfirmuar se nuk ka rrjedhje informacioni të ndjeshëm që kanë të bëjnë me pajisjet e mbrojtjes dhe energjinë elektrike”, tha Yoshihide Suga, zëdhënës i qeverisë japoneze.

Suga shtoi se informacioni i shënjestruar ka të bëjë me aplikantët për punë dhe punonjësit e kompanisë si dhe shitjet dhe teknologjitë e saj.

"Mitsubishi Electric" është prodhuesi kryesor në fushën e mbrojtjes. Vitin e kaluar, kompania fitoi kontratën e tretë më të madhe nga qeveria japoneze për pajisjet kyçe të mbrojtjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.