Bota

Kolumbia pranon kërkesë zyrtare nga SHBA-ja për ekstradimin e trafikantit të drogës

Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, udhëheqës i grupit të trafikimit të drogës ‘Clan del Golfo’, u kap nga forcat kolumbiane të sigurisë më 24 tetor

Büşra Nur Çakmak   | 26.11.2021
Kolumbia pranon kërkesë zyrtare nga SHBA-ja për ekstradimin e trafikantit të drogës

Ankara

Kolumbia ka pranuar një kërkesë zyrtare nga SHBA-ja për ekstradimin e një të akuzuari trafikant të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dairo Antonio Usuga, i njohur si Otoniel, udhëheqës i grupit të trafikimit të drogës ‘Clan del Golfo’, u kap nga forcat kolumbiane të sigurisë më 24 tetor.

"Qeveria tashmë zyrtarisht ka pranuar nga SHBA-ja kërkesën për ekstradimin e pseudonimit ‘Otoniel’. Procedurat administrative tashmë janë kryer në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Kancelari. Dje, ajo kërkesë kaloi në dispozicion të Gjykatës së Lartë të Drejtësisë", tha në një deklaratë presidenti kolumbian, Ivan Duque.

Duque njoftoi se ai tashmë ka kontaktuar presidentin e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, Luis Antonio Hernandez, që ai menjëherë të merret me këtë çështje.

Presidenti kolumbian po ashtu tha se kreu ndihmës i grupit ‘Clan del Golfo’, Antonio Moreno Tuberquia, i njohur si Nicolas, po ashtu do të ekstradohet në SHBA.

"Ky ekstradim është shumë i rëndësishëm, sepse ne kemi pritur për atë vendim disa vite dhe kjo po ashtu është një goditje e vërtetë për strukturën e ‘Clan del Golfo’", tha Duque.

Sipas tij, vendi ka arritur të kap sasinë më të madhe të kokainës në historinë e luftës kundër trafikimit të drogës në Kolumbi, përkatësisht 595 tonë deri më tani në vitin 2021, shifër që në vitin 2020 ishte 500 tonë.

Otoniel ishte trashëgimtari i fundit i madh i grupeve kriminale paraushtarake të çmobilizuara gjatë qeverisë së ish-presidentit Alvaro Uribe Velez. Forcat ushtarake ishin në kërkim të tij me vite dhe ai nuk ka mundur të kalojë dy netë në të njëjtin vend, sepse forcat e sigurisë vazhdimisht e gjurmonin.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Jorge Vargas, tha se Otoniel dhe njerëzit e tij më të afërt po vuanin nga uria, sepse operacionet e zbatimit të ligjit i kishin rrethuar.

Ai nuk lejonte askënd rreth tij të përdorë celularë dhe para çdo takimi i detyronte pjesëmarrësit të ndërrojnë rrobat dhe t’i hedhin pasi kishte frikë që mos të lokalizohet përmes sistemit të radio-navigimit GPS.

- Kolumbia sekuestron kokainë me vlerë prej 300 milionë dollarë

Të martën, forcat e sigurisë kapën 10 tonë kokainë që i përkisnin organizatës rebele të armatosur Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), pasi bastisën dy laboratorë në qytetin Samaniego në kufirin e vendit me Ekuadorin.

Në një prononcim për mediat, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, tha se në një operacion të përbashkët të ushtrisë, policisë dhe forcave ajrore "në dy laboratorë që i përkasin ELN-së u kapën 10 tonë kokainë me vlerë të tregut 300 milionë dollarë".

Molano theksoi se kokainën e sekuestruar ELN-ja synonte ta transferojë në SHBA përmes vendeve të Amerikës Qendrore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın