Politikë, Bota

Kolumbia do të trajnojë ushtrinë ukrainase për çminimin

"Inxhinierët do të trajnojnë dhe përmirësojnë teknikat dhe procedurat taktike të heqjes së minave tokësore në një vend fqinj anëtar të NATO-s"

Laura Gamba Fadul   | 24.05.2022
Kolumbia do të trajnojë ushtrinë ukrainase për çminimin

Bogota

Njëmbëdhjetë inxhinierë ushtarakë kolumbianë do të trajnojnë ushtarët ukrainas për heqjen e minave tokësore, theksoi të hënën ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inxhinierët "do të trajnojnë dhe përmirësojnë teknikat dhe procedurat taktike të heqjes së minave tokësore në një vend fqinj anëtar të NATO-s", tha Molano në llogarinë e tij në Twitter.

Ai tha se të premten e kaluar u takua me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ftoi Kolumbinë të marrë pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit të Ukrainës, i cili ka më shumë se 40 vende anëtare.

Molano tha se Kolumbia është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën jo vetëm me ndihma humanitare, por edhe duke ndarë njohuritë për heqjen e minave tokësore.

Presidenti amerikan, Joe Biden, konfirmoi në prill inkorporimin e Kolumbisë si një aleat shtesë në NATO, pasi qëllimi u shpall disa javë më parë.

Kohët e fundit, Molano nënshkroi një marrëveshje me NATO-n mbi një program partneriteti, sipas të cilit NATO mbështet Kolumbinë në përpjekjet e saj për të zhvilluar forcat e saj të armatosura, ndërsa Kolumbia ofron trajnime për çminim për aleatët e NATO-s.

"Kolumbia, si gjithmonë, është e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe në këtë rast po jep kontribut konkret si një vend partner global i NATO-s", tha ai.

Kolumbia ka përvojë të madhe në heqjen e minave tokësore që janë vendosur nga grupet guerile, duke përfshirë Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë gjatë konfliktit të saj të armatosur 60-vjeçar me qeverinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın