Bota, Shëndetësi, Koronavirusi

Kolumbi, tejkalon 126 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me një popullsi prej 50 milionë banorë, Kolumbia është vendi i 10-të me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në botë

Sinan Doğan   | 24.09.2021
Kolumbi, tejkalon 126 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Bolivar

Në Kolumbi numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi (COVID-19) tejkaloi 126 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 26 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 126.032.

Me shënimin e 1.608 rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 4.946.811 ndërsa me shërimin e 1.738 personave numri i përgjithshëm i të shëruarve arriti në 4.786.487.

Qytetet më të prekura nga pandemia janë Bogota me 1.448.564 raste dhe Antioquia me 744.18 raste me COVID-19.

Në Kolumbi ku numri i rasteve aktive është rreth 18.730, pas disa muajve numri i rasteve ra nën 20 mijë.

Në kuadër të fushatës së vaksinimit masiv në vend 22.569.325 persona morën dozën e parë kurse 13.474.802 persona dozën e dytë.

Me një popullsi prej 50 milionë banorë, Kolumbia është vendi i 10-të me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın