Bota, Koronavirusi

Kolumbi, 218 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Kolumbia gjithashtu raportoi 6.636 raste të reja, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 4,80 milionë

Sinan Doğan   | 03.08.2021
Kolumbi, 218 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19 ( Juancho Torres - Anadolu Agency )

Bogota

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Kolumbi tejkaloi 121.000, me 218 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ky vend gjithashtu raportoi 6.636 raste të reja, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, duke e çuar totalin në 4,80 milionë.

Ndërkohë, 10.422 persona tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 4,59 milionë.

Më shumë se 15,49 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ndërsa 9,78 milionë janë plotësisht të vaksinuar në vend me një popullsi prej mbi 51 milionë banorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın