Bota

Kolonët hebrenjë rrëmbejnë 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Assaf konfirmoi se kolonët hebrenjë nga vendbanimi ilegal Neve Tsuf në Bregun Perëndimor rrëmbyen dy palestinezë të cilët po kultivonin tokën në rajonin Kubara të Ramallahut

Esat Fırat  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 08.04.2020
Kolonët hebrenjë rrëmbejnë 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

Kolonët hebrenjë kanë rrëmbyer dy palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit për luftë kundër Murit të ndarjes dhe ndërtimit të vendbanimeve hebreje, Velid Assaf konfirmoi se kolonët hebrenjë nga vendbanimi ilegal Neve Tsuf në Bregun Perëndimor rrëmbyen dy palestinezë të cilët po kultivonin tokën në rajonin Kubara të Ramallahut.

Assaf theksoi se autoritetet palestineze nuk kanë kurrfarë të dhënash lidhur me fatin e palestinezëve të rrymbyer deri më tani.

Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor shpesh herë janë të ekspozuar ndaj sulmeve të kolonëve hebrenjë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın