Kolonët hebrenj shkatërruan të paktën 100 pemë ulliri në Bregun Perëndimor
"Të paktën 100 pemë ulliri u shkulën nga kolonët të hënën në mbrëmje në Shi'b al-Batin, në lindje të Yatta në Hebron", tha Fuad Al-Amor

Ramallah
Kolonët hebrenj mbrëmë kanë shkatërruar shumë pemë ulliri palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur sot një aktivisti lokal, raporton Anadolu Agency (AA).
"Të paktën 100 pemë ulliri u shkulën nga kolonët të hënën në mbrëmje në Shi'b al-Batin, në lindje të Yatta në Hebron", tha Fuad Al-Amor për AA.
Ai tha se pronari i tokave ka bërë një ankesë në policinë izraelite lidhur me sulmin e kolonëve.
Fermerët palestinezë ankohen për sulme të përsëritura në tokat e tyre bujqësore nga ushtarët izraelitë dhe kolonët.
Sipas Fushatës Kolektive Palestineze Kundër Murit të Aparteidit, një koalicion i organizatave joqeveritare palestineze, viti 2020 ishte viti më i ashpër për fermerët. Më shumë se 8.400 pemë ulliri u shkulën ose u dogjën.