Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout
22 Qershor 2022•Përditësim: 22 Qershor 2022
Parlamenti i Izraelit, Knesset, votoi në votim paraprak projektligjin për shpërndarjen e parlamentit, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme në tetor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Projektligji u mbështet nga 110 deputetë gjatë votimit të sotshëm. Votimi i dytë dhe i tretë pritet të mbahen javën e ardhshme.
“Pritet që procedurat për ratifikimin e shpërndarjes së Knesset-it me tre votime të përfundojnë të hënën e ardhshme”, tha Korporata e Transmetimeve Izraelite.
Projektligji do të përfshijë datën e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat pritet të mbahen më 25 tetor.
Të hënën në mbrëmje, kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ministri i jashtëm Yair Lapid njoftuan marrëveshjen e tyre për shpërndarjen e parlamentit dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Nëse Knesset miraton projektligjin, Lapid do të marrë drejtimin e qeverisë kalimtare derisa në formimin e kabinetit të ri pas zgjedhjeve.