bota

Kisha Katolike e Stambollit: Modeli i Turqisë për Evropën në multikulturalizëm

Marmara theksoi se koncepti i multikulturalizmit në Turqi ekzistonte gjatë epokës bizantine dhe përtej Perandorisë Osmane pas pushtimit të Stambollit

Ahmet Gürhan Kartal  | 12.02.2019
Kisha Katolike e Stambollit: Modeli i Turqisë për Evropën në multikulturalizëm

Londër

LONDËR (AA) - Turqia është një qendër për multikulturalizmin dhe është paraardhës i Bashkimit Evropian (BE), ka deklaruar një përfaqësues i kongregacionit katolik në Turqi.

“Unë u sugjeroj (vendeve evropiane) të ndjekin shembullin e osmanëve dhe të Turqisë në multikulturalizëm”, tha Rinaldo Marmara, zëdhënës i Kishës Episkopale Katolike të Stambollit.

Komentet e Marmara-s erdhën në Londër para një paneli mbi multikulturalizmin i organizuar nga Unioni i Demokratëve Ndërkombëtarë (UID) dhe Fondacioni Cordoba.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Marmara theksoi se koncepti i multikulturalizmit në Turqi ekzistonte gjatë epokës bizantine dhe përtej Perandorisë Osmane pas pushtimit të Stambollit.

Sipas tij, popujt nga vende të ndryshme jetonin si komunitete brenda kufijve të Perandorisë Osmane.

“Nëse marrin italianët shembull... Ata kishin shkollat e tyre, teatrot, kinematë, shtëpitë private, ato të kujdesit për të moshuarit dhe madje kishin edhe gjykatat e tyre. Ata jetonin në mënyrë autonome në vend. Ky ishte modeli i Bashkimit Evropian dhe ishte rezultat i multikulturalizmit dhe mikpritjes (osmane). Ashtu ishte në kohët e vjetra gjatë epokës osmane dhe e njëjta është tani në Turqi”, deklaroi Marmara për AA.

Gabriel Akyuz, prifti i Kishës "Dyzet Martirët" në qytetin Mardin të Turqisë, tha se bota duhet ta marrë qytetin e tyre si një shembull për multikulturalizmin. Ai për AA tha se ka jetuar në Mardin për 34 vjet dhe se qyteti nga shumë është referuar si një vend ku “takohen fetë, gjuhët dhe kulturat”.

“Ashtu është me të vërtetë. Ne jemi shumë të lumtur që jetojmë atje. Dyert e kishës sonë janë të hapura gjatë gjithë ditës dhe ne presim qindra mysafirë çdo ditë”, u shpreh Akyuz.

Ai theksoi se shpesh dëgjojnë se njerëzit që vizitojnë qytetin Mardin flasin për zgjerimin e asaj që ata shohin në qytet në të gjithë vendin.

“Le ta bëjmë Evropën një vend si Mardini”, u shpreh Akyuz, duke shtuar se ai është në Londër “për të dhënë atë mesazh”.

Drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Cordoba, Anas Altikriti, tha se çështja e bashkëjetesës paqësore është bërë një çështje shumë e rëndësishme.

“Bashkë-ekzistenca nuk është vetëm për të toleruar ekzistencën e njëri-tjetrit, por edhe për të krijuar diçka, për të ndërtuar diçka në një kohë që bota është jashtëzakonisht e ndarë dhe e polarizuar”, tha Altikriti për AA.

Si bashkëbisedues i panelit të djeshëm të titulluar “Pluralizmi kulturor - Pasurimi dhe dëshmia shoqërore për ekzistencën e vlerave demokratike”, Altikriti tha se ngjarja tuboi pjesëmarrës nga Turqia si çështje që duhej të shqyrtohej “jo vetëm nga perspektiva teorike apo konceptuale, por edhe nga një perspektivë praktike”.

“Ne kemi histori suksesi që duhet të tregojmë”, shtoi Altikriti.

Kreu i UID-it, Bulent Bilgi, tha se ngjarja kishte për qëllim shpjegimin e rëndësisë së kulturës së bashkëjetesës.

“Ne kemi ardhur nga një traditë që dëshmoi në të kaluarën se si ekzistonte bashkëjetesa dhe kultura e bashkëjetesës, si dhe se si kulturat dhe besimet e ndryshme jetonin së bashku në harmoni”, tha Bilgi.

Në panelin e mbajtur në Galerinë P21 të Londrës po ashtu i pranishëm ishte Ishak Ibrahimzadeh, kreu i Komunitetit Hebraik të Turqisë, Muhammed Akar, ish-kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Diyarbakir dhe Serkan Sezen, nënkryetaar i UID-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın