Bota

Kinë, shkon në 1.114 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Autoritetet theksuan se 44.653 raste të konfirmuara janë raportuar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 97 persona kanë vdekur dhe janë zbuluar më shumë se 2.000 raste të reja

Burak Dağ  | 12.02.2020 - Përdıtësım : 12.02.2020
Kinë, shkon në 1.114 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Pekin

Numri i të vdekurve në Kinë që nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 1.114, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Shëndetit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet theksuan se 44.653 raste të konfirmuara janë raportuar, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit 97 persona kanë vdekur dhe janë zbuluar më shumë se 2.000 raste të reja.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është 187.728 ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar është 16.000.

Numri i të zbuluarve me virus jashtë territorit të Kinës ka arritur në 49 në Hong Kong, një rajon i veçantë administrativ.

Virusi thuhet se është transmetuar tek njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.

Virusi është përhapur në më shumë se 20 vende të tjera përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın