Tevfik Durul
26 Maj 2017•Përditësim: 26 Maj 2017
PEKIN (AA) - Është ekzekutuar dënimi me varje i një ish drejtori policie në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë Shinhua, thuhet se Gjykata e Lartë Popullore në kryeqytetin e rajonit Shanshi, Tajjuen, ka miratuar dënimin me varje të ish drejtorit të policisë, Xhao Liping për akuzën e vrasjes së një qytetari me paramendim. Ndërkohë mbi të rëndonin akuza si, marrja e ryshfetit, mbajtja e armëve dhe lëndëve plasëse në mënyrë të jashtëligjshme, etj.