Bota, Koronavirusi

Kinë, 20 provinca tashmë 4 javë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Autoritetet thanë po ashtu se gjashtë provinca po ashtu nuk kanë regjistruar raste të reja me origjinë brenda vendit në dy javët e fundit

Emre Aytekin  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 30.03.2020
Kinë, 20 provinca tashmë 4 javë pa asnjë rast të ri me koronavirus

Ankara

Njëzet nga 31 provincat në territorin kryesor të Kinës tashmë kanë përmbyllur katër javë pas asnjë rast të ri me koronavirusin e ri (COVID-19) me origjinë brenda vendit, njoftoi Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, komisioni tha po ashtu se gjashtë provinca po ashtu nuk kanë regjistruar raste të reja me origjinë brenda vendit në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i Komisionit Mi Feng u kërkoi qeverive lokale që të vazhdojnë masat e tyre të parandalimit dhe kontrollit dhe të parandalojnë shfaqjen e një epidemie të re vendase duke qëndruar vigjilentë ndaj rasteve me origjinë nga jashtë.

Gjersa 31 raste të reja janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kinë, vetëm një rast i paimportuar është konfirmuar në provincën Gansu. Të gjitha rastet e tjera janë persona që janë infektuar jashtë vendit.

Në 24 orët e fundit, katër persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa 322 janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Kinë ka shkuar në 81.470, ndërsa ai i të vdekurve në 3.304, ndërsa gjithsej, 75.770 persona janë shëruar deri më tani.

Virusi për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të provincës kineze Hubei, ndërsa për një kohë të shkurtër është përhapur në gjithë botën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın