Bota

Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet

"Miniera e arit Dadonggou, në provincën verilindore Liaoning përmban 1.444,49 tonë rezerva të provuara ari", thotë Ministria e Burimeve Natyrore

Saadet Gökce  | 14.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Kina zbulon depozitën e saj më të madhe të vetme të arit në më shumë se 70 vjet

Istanbul

Kina njoftoi sot se ka zbuluar depozitën e saj më të madhe të vetme të arit që nga viti 1949, transmeton Anadolu.

Miniera e arit Dadonggou, në provincën verilindore Liaoning përmban 1.444,49 tonë rezerva të provuara ari, sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore.

Sipas gazetës shtetërore "Global Times", miniera ka kaluar tashmë vlerësimin e fizibilitetit ekonomik, duke hapur rrugën për zhvillim.

Depozita klasifikohet si një minierë gjigante, me hapje të sipërme. Zyrtarët thonë se zona mbi nivelin 720 metra përmban rreth 2,586 miliardë tonë xehe me një përmbajtje mesatare ari prej 0,56 gramësh për ton.

Miniera u identifikua pas një procesi kërkimi jashtëzakonisht të shpejtë, vetëm 15-mujor, i cili, sipas lajmeve, mund të bëhet një model për kërkime minerale "me cikël të shkurtër dhe cilësi të lartë" në të ardhmen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın