Bota

Kina synon të rrisë rrjetin e saj hekurudhor me shpejtësi të lartë në 50 mijë kilometra deri në 2025

Synohet të rritet edhe rrjeti i metrosë brenda qyteteve nga 6.600 kilometra në 10 mijë kilometra, numri i aeroporteve civile nga 241 në 270

Emre Aytekin  | 19.01.2022 - Përdıtësım : 20.01.2022
Kina synon të rrisë rrjetin e saj hekurudhor me shpejtësi të lartë në 50 mijë kilometra deri në 2025

Pekin

Kina njoftoi se synon të rrisë rrjetin e saj hekurudhor ndërqytetas me shpejtësi të lartë në 50 mijë kilometra deri në vitin 2025, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar nga Këshilli Shtetëror, janë bërë të ditur synimet në fushën e infrastrukturës së transportit për periudhën e 14-të të Planit 5-vjeçar të Zhvillimit (2021-2025).

Sipas raportit, synohet që rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë që ka arritur në 38 mijë kilometra në 2020, të rritet në 50 mijë kilometra deri në 2025 dhe të arrihet në 95 për qind të qyteteve me mbi 500 mijë banorë.

Gjithashtu në raport u theksua se rrjeti total hekurudhor i cili ishte 146 mijë kilometra në vitin 2020, synohet të rritet në 165 mijë kilometra deri në vitin 2025 ndërsa rrjeti rrugor nga 161 mijë në 190 mijë.

Nga ana tjetër synohet të rritet edhe rrjeti i metrosë brenda qyteteve nga 6.600 kilometra në 10 mijë kilometra, numri i aeroporteve civile nga 241 në 270.

- 72 për qind e autobusëve të qytetit do të jenë elektrikë

Synohet që sistemi i transportit të jetë më miqësor me mjedisin ndërsa përqindja e autobusëve elektrikë që shërbejnë në transportin publik të qyteteve pritet të rritet nga 66.2 për në 72 për qind deri në vitit 2025.

Në të gjithë sektorin e transportit është parashikuar që sasia e emetimeve të karbonit të ulet me 5 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın