Bota

Kina miraton ligj për të kundërshtuar sanksionet

Sipas mediave lokale, i ashtuquajturi "Ligji i Sanksioneve" u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar

Emre Aytekin   | 10.06.2021
Kina miraton ligj për të kundërshtuar sanksionet

Ankara

Kina ka miratuar një dekret i cili parashikon kundërshtimin e sanksioneve me të cilat ky shtet ishte në goditje për arsye të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, i ashtuquajturi "Ligji i Sanksioneve" u miratua nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar.

Dekreti "synon të krijojë një bazë ligjore për ndërmarrjen e veprimeve kundër përpjekjeve të shteteve të tjera për të vendosur sanksione ndaj Kinës".

Dekreti u miratua në të njëjtën ditë kur në Londër mbahet Samiti i vendeve të G7, i kryesuar nga SHBA-ja me të cilën Kina ka marrëdhënie të tensionuara.

Kina kohët e fundit është në marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në dhe vendet perëndimore lidhur me akuzat për shkelje të të drejtave të pakicës muslimane ujgurët që jetojnë në rajonin autonom Xinjiang mbi aktivitetet e konsideruara si një kërcënim i sigurisë për Tajvanin dhe rajone të tjera.

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian vendosën sanksione ndaj Kinës në fillim të këtij viti për shkak të ndodhive në rajonin autonom kinez Xinjiang në të cilën jetojnë ujgurët.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın