Bota

Kina mban manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore

Në mes të tensioneve më SHBA-në, Kina zhvillon stërvitje në Detin e Kinës Jugore dhe në Detin e Verdhë

Riyaz Khaliq Khaliq   | 21.10.2021
Kina mban manovra ushtarake në Detin e Kinës Jugore

Stamboll

Kina ka filluar dy stërvitje ushtarake të njëkohshme në Detin e Kinës Jugore dhe në Detin e Verdhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate bëri të ditur se Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës mbajti manovër me municion të vërtetë në ujërat e Detit të Kinës Jugore të mërkurën.

Më tej theksohet se Ushtria Popullore do të kryejë stërvitje në disa zona detare të Kinës, duke ndaluar hyrjen e anijeve në këto zona.

Dy njoftime të lëshuara nga Administrata e Sigurisë Detare kineze Dalian në provincën Liaoning të Kinës verilindore thanë se ushtria do të mbajë stërvitje deri më 25 tetor.

Manovrat ushtarake të njëkohshme vijnë pasi Kina akuzoi SHBA-në dhe Kanadanë për "rrezikim serioz të paqes dhe stabilitetit" në Ngushticën e Tajvanit pasi ata dërguan anije luftarake përmes ngushticës ujore javën e kaluar.

Pekini tha se Washingtoni dhe Otava "bënë provokime të natyrës së urrejtjes dhe nxitën probleme, të cilat rrezikuan seriozisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit".

Shkatërruesi i Marinës Amerikane USS Dewey (DDG-105) dhe fregata e Marinës Mbretërore Kanadeze HMCS Winnipeg lundruan përmes Ngushticës së Tajvanit më 15 tetor.

Zemërimi i Pekinit drejt udhëtimit të dy anijeve luftarake në afërsi të kufijve të saj juglindor vjen mes tensioneve në rritje mbi Tajvanin.

Kina ka dërguar avionë luftarakë afërsisht 150 herë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit (ADIZ) që nga fillimi i këtij muaji.

ADIZ është një zonë tampon pranë hapësirës ajrore të vendit, ku ka të drejtë të kërkojë identifikimin e avionëve që vijnë.

Kina pretendon se Tajvani është një "provincë e shkëputur" ndërsa Taipei vazhdon të këmbëngul në pavarësinë e saj që nga viti 1949 dhe ka marrëdhënie diplomatike me të paktën 15 vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.