Bota

Kina: Marrëdhëniet Pakistan-Indi vendimtare për paqen rajonale

"Pakistani dhe India janë vende të rëndësishme në Azinë Jugore dhe marrëdhëniet e qëndrueshme midis dy vendeve janë vendimtare për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal"

Riyaz ul Khaliq  | 22.02.2019 - Përdıtësım : 24.02.2019
Kina: Marrëdhëniet Pakistan-Indi vendimtare për paqen rajonale

Islamabad/Ankara

Duke iu adresuar tensioneve në rritje pas një sulmi vdekjeprurës në Kashmirin e administruar nga India, Kina fqinje ka theksuar se lidhjet e mira midis Indisë dhe Pakistanit janë vendimtare për paqen rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, për gazetarët në Pekin tha se Pakistani dhe India janë vende të rëndësishme në Azinë Jugore dhe marrëdhëniet e qëndrueshme midis dy vendeve janë vendimtare për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Islamabadi dhe Pekini janë partnerë në iniciativën 64 miliardë dollarëshe të Kinës “Një brez një rrugë”, e cila synon ndërlidhjen rrugore, hekurudhore dhe të tubacioneve të krahinës verilindore kineze Xinxiang me portin jugor pakistanez Gwadar, për të transportuar mallra, naftë dhe gaz.

“Kina do të angazhohet në diskutime relevante në një mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, si dhe do të mbetet në komunikim dhe koordinim të ngushtë me Indinë dhe palët e tjera të interesuara”, tha Geng.

Në thirrjet për të shtuar kreun e grupit militant Jaish-e-Mohammed (JeM), Massod Azhar, i cili u fajësua për sulmin në Kashmir dhe i cili është në listën zyrtare të terroristëve të Kombeve të Bashkuara (OKB), Geng theksoi se, “Lidhur me listimin e Massod-it, ka kritere të detajuara për listimin e subjekteve terroriste të individëve nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe këto duhen ndjekur”.

India ka bërë mjaft përpjekje që Azhar të shtohet në listë, por Kina, një aleat i ngushtë i Pakistanit, ka përdorur fuqinë e vetos për të bllokuar këtë.

Më 14 shkurt, të paktën 44 trupa indianë u vranë kur një mjet duke shpërthyer u përplas me një autobus paraushtarak përgjatë autostradës Jammu-Kashmir.

Pakistani në vitin 2002 përcaktoi grupin JeM një grup terrorist të ndaluar.

Marrëdhëniet midis Pakistanit dhe Indisë ranë në një nivel të ulët pasi India javën e kaluar fajësoi Pakistanin për sulmin e Kashmirit, akuza që Islamabadi i mohoi.

- Rajoni i kontestuar

Kashmiri, një rajon me shumicë muslimane dhe i ndarë në pjesë, drejtohet nga India dhe Pakistani dhe nga të dyja palët pretendohet i plotë. Një pjesë e vogël e Kashmirit po ashtu drejtohet nga Kina.

Që kur u ndanë në vitin 1947, të dy vendet kanë luftuar tri herë, në vitin 1948, 1965 dhe në vitin 1971, dy prej tyre mbi Kashmirin.

Po ashtu në akullnajën Siachen, në pjesën veriore të Kashmirit, trupat indiane dhe pakistaneze pas vitit 1984 herë pas here kanë luftuar.

Disa grupe të Kashmirit në Jammu dhe Kashmir kanë luftuar kundër sundimit indian për pavarësi ose për bashkim me Pakistanin fqinj.

Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, që nga viti 1989 mijëra njerëz thuhet se janë vrarë në konfliktin në rajon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.