Bota

Kina: Marrëveshja bërthamore e Australisë dëmton paqen rajonale

"Vendimi i SHBA-së dhe Britanisë për të eksportuar teknologji të nëndetëseve bërthamore në Australi dëshmon se ata po përdorin eksportet bërthamore për përfitime gjeopolitike", tha zëdhënësi i MPJ kineze, Lijian

Riyaz Khaliq Khaliq   | 16.09.2021
Kina: Marrëveshja bërthamore e Australisë dëmton paqen rajonale

Ankara

Kina sot e ka quajtur "të papërgjegjshëm" paktin e sigurisë AUKUS midis Australisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, duke thënë se "destabilizon" rajonin, bëri të ditur gazeta shtetërore “Global Times”, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Vendimi i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të eksportuar teknologji të nëndetëseve bërthamore shumë të ndjeshme në Australi dëshmon edhe një herë se ata po përdorin eksportet bërthamore për përfitime gjeopolitike, gjë që është jashtëzakonisht e papërgjegjshme", tha në një konferencë në Pekin, Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe kryeministri australian Scott Morrison në një konferencë të përbashkët virtuale për media të mërkurën thanë se flota në krijimin e sipër e Australisë do të mundësohet nga reaktorët bërthamorë dhe do të armatoset me municione konvencionale.

"Marrëveshja AUKUS që furnizon Australinë me nëndetëse bërthamore dëmton seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal, intensifikon garën e armëve dhe minon traktatin e mospërhapjes", tha Zhao.

"Kina do t'i kushtojë vëmendje të madhe zhvillimit të marrëveshjes AUKUS. Vendet përkatëse duhet të braktisin luftën e tyre të ftohtë dhe mentalitetin e lojës me shuma zero, përndryshe ata do të ngrenë një shkëmb që bie mbi këmbët e tyre", tha ai.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Pekinit dhe Canberra-s janë tensionuar që kur kjo e fundit u bashkua me Perëndimin për të kërkuar hetim mbi origjinën e pandemisë së COVID-19.

"Nëse Australia si një nënshkruese e armëve bërthamore e traktatit të mospërhapjes dhe Traktatit të Zonës së Lirë Bërthamore të Paqësorit Jugor importon teknologji nëndetëse bërthamore, fqinjët e saj dhe bashkësia ndërkombëtare kanë arsye të vënë në dyshim sinqeritetin e saj në përmbushjen e traktateve”, tha zëdhënësi i MPJ kineze.

Më parë, Australia arriti marrëveshje shumë miliardë dollarëshe me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse me fuqi konvencionale, të cilat nuk do të vazhdojnë më.

Franca e ka përshkruar zhvillimin "në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit që mbizotëronte midis Francës dhe Australisë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın