Amir Latif Arain
30 korrik 2026•Përditësim: 30 korrik 2026
Kina dërgoi sot në hapësirë satelitët e rinj të testimit të teknologjisë së komunikimit, të cilët hynë me sukses në orbitat e tyre të planifikuara, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu.
Satelitët u lëshuan në bordin e një rakete transportuese të modifikuar "Long March-6" nga qendra e nisjes satelitore "Taiyuan" në provincën veriore Shanxi, tha agjencia e lajmeve Xinhua.
Ato do të përdoren kryesisht për shërbime të tilla si komunikimi satelitor, transmetimi dhe televizioni, transmetimi i të dhënave si dhe për të kryer teste dhe verifikime të teknologjisë përkatëse.
Ai shënon misionin e 660-të të fluturimit të serisë së raketave transportuese "Long March".