Bota

"Kina i jep përparësi Arabisë Saudite në diplomacinë e Lindjes së Mesme"

Kryediplomati kinez zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan

Emel Öz   | 18.10.2021
"Kina i jep përparësi Arabisë Saudite në diplomacinë e Lindjes së Mesme"

Ankara

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Kina "gjithmonë u jep përparësi" marrëdhënieve me Arabinë Saudite në diplomacinë e saj në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryediplomati kinez zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme kineze, Wang, u shpreh se vendi i tij dëshiron të bëhet një mik dhe partner afatgjatë, i besueshëm dhe i qëndrueshëm i Arabisë Saudite.

Ai tha se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme, duke theksuar se Pekini dëshiron të "avancojë marrëdhëniet dypalëshe".

"Kina do të mbështesë Arabinë Saudite në ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe stabilitetit të saj kombëtar dhe do të kundërshtojë me vendosmëri çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Arabisë Saudite", tha Kryediplomati kinez.

Wang gjithashtu deklaroi se vendi i tij "gjithmonë u jep përparësi" marrëdhënieve me Arabinë Saudite në diplomacinë e Lindjes së Mesme.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Ferhan, deklaroi se e shohin Kinën si një partner strategjik të besueshëm.

Duke deklaruar se Arabia Saudite kundërshton absolutisht çdo lloj ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës, Farhan tha se Riadi i kushton rëndësi rolit unik të Kinës në çështjen bërthamore iraniane.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të Iranit dhe Kinës diskutuan mbi marrëveshjen e programit bërthamor.

Ministri i Jashtëm iranian, Hussein Emir Abdullahjan dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, më 16 tetor diskutuan mbi çështjen e marrëveshjes bërthamore në një telefonatë.

Ministri Wang deklaroi se të gjitha palët duhet t'i kthehen marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se mirëpresin negociatat midis Iranit dhe Bashkimit Evropian (BE) dhe se po e ndjekin çështjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın