Bota

Kina goditet nga një tërmet prej 6,4 ballësh

Tërmeti u raportua në qytetin Kashgar në rajonin autonom ujgur Xinjiang

Fahri Aksüt   | 19.01.2020
Kina goditet nga një tërmet prej 6,4 ballësh

Pekin

Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve e Kinës ka bërë të ditur se rajoni autonom ujgur Xinjiang në veriperëndim të vendit është goditur nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u raportua në qytetin Kashgar dhe u pasua nga disa dridhje më të vogla.

Nuk janë raportuar viktima nga tërmeti.

Rajoni Xinjiang i Kinës është vendbanim i rreth 10 milionë ujgurëve, grup musliman turk, i cili përbën pothuajse gjysmën e popullsisë së Xinjiangut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın