Bota

Kina dërgon satelitin e ri në hapësirë për monitorimin e mjedisit detar

Sateliti i ri për monitorimin e detit dhe oqeanit u lëshua nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në Kinën veriperëndimore, njoftoi agjencia e Lajmeve Xinhua

Riyaz Khaliq  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 22.09.2020
Kina dërgon satelitin e ri në hapësirë për monitorimin e mjedisit detar

Ankara

Kina sot ka dërguar një tjetër "satelit detar" në hapësirë, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sateliti i ri për monitorimin e detit dhe oqeanit u lëshua nga Qendra e Lançimit të Satelitëve Jiuquan në Kinën veriperëndimore, njoftoi agjencia e Lajmeve Xinhua.

Raketa e Long-4B e ndërtuar nga kinezët mbante satelitin Haiyang-2C (HY-2C) që u ngrit pasdite.

Ky është sateliti i tretë detar i Kinës i cili do të bashkohet me satelitët e mëparshëm HY-2B dhe pasuese HY-2D "për të kryer monitorimin e mjedisit detar me precizion të lartë".

Po ashtu është nisja e 347-të nga seria e raketave Long March.

Javën e kaluar, Kina dërgoi të paktën nëntë satelitë në hapësirë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın