Bota

Kina do të vazhdojë të komunikojë me qeverinë e përkohshme të talebanëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, tha se Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit, dhe shtoi se Kina do të vazhdojë të komunikojë me qeverinë e re

Ekip   | 08.09.2021
Kina do të vazhdojë të komunikojë me qeverinë e përkohshme të talebanëve Foto: AA/Arkiv

Ankara

Kina ka njoftuar se do të vazhdojë komunikimin me qeverinë e përkohshme të krijuar nga talebanët në Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, në një konferencë shtypi iu përgjigj pyetjeve në lidhje me marrëdhëniet e Kinës me qeverinë e përkohshme në Afganistan.

Ai theksoi se krijimi i qeverisë është një "hap i nevojshëm".

"Shpresojmë që autoritetet afgane të dëgjojnë kërkesat e pjesëve më të gjera të shoqërisë, përfshirë të gjitha grupet dhe partitë etnike, dhe të plotësojnë dëshirat e njerëzve dhe pritjet e bashkësisë ndërkombëtare", tha Wenbin.

Ai tha se Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Afganistanit, dhe shtoi se Kina do të vazhdojë të komunikojë me qeverinë e re.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın