Bota

Kina do të dërgojë dy avionë me 33 tonë ndihma për Tongën e goditur nga cunami

Në fillim të këtij muaji, një shpërthim masiv vullkanik shkaktoi një cunami që goditi shumicën e anës perëndimore të ishullit Tongatapu, ishullit kryesor të Tongës

Riyaz Khaliq Khaliq   | 26.01.2022
Kina do të dërgojë dy avionë me 33 tonë ndihma për Tongën e goditur nga cunami

Stamboll

Dy avionë ushtarakë kinezë do të dërgojnë ndihma për fatkeqësitë në Tonga, shtetin që ndodhet në Paqësorit Jugor, i cili u godit nga një cunami i fuqishëm i shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani masiv nënujor, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me pëlqimin e Tongës, Kina vendosi të dërgojë dy avionë ushtarakë me rreth 33 tonë furnizime me ndihmë për fatkeqësitë në Tonga të enjten, duke përfshirë ujë të pijshëm, ushqim, pajisje mbrojtëse personale dhe tenda", tha në një konferencë për media Lijian Zhao, zëdhënës Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Lijian tha se marina kineze do të organizojë anije për të dërguar materiale tjera si traktorë dhe gjeneratorë në vendin ishullor të goditur nga fatkeqësia.

Të hënën, Pekini kishte njoftuar se do të dërgojë tre dërgesa me furnizime, duke përfshirë ndihmë urgjente me vlerë 20 milionë juanë (3,2 milionë dollarë), ndihmë në para dhe disa materiale për kombin ishull.

Në fillim të këtij muaji, një shpërthim masiv vullkanik shkaktoi një cunami që goditi shumicën e anës perëndimore të ishullit Tongatapu, ishullit kryesor të Tongës.

Javën e kaluar, NASA bëri të ditur se shpërthimi ishte shumë më i fuqishëm se bomba bërthamore e hedhur në Hiroshima të Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Tonga, vend me rreth 105.000 banorë, është shteti-arkipelag i tretë më i madh me më shumë se 170 ishuj të Paqësorit Jugor, shumë prej të cilëve janë të pabanuara, por të mbuluar me pyje tropikale.

Disa shtete i kanë zgjatur dorën e ndihmës Tongës pas katastrofës.

Katër avionë japonezë gjithashtu u nisën nga Australia të hënën për të ofruar më shumë ndihma në Tonga, pasi javën e kaluar u dorëzuan tre tonë ujë të pijshëm.

Ndihma kanë dërguar edhe Zelanda e Re dhe Australia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın