Bota

Kina do të vendosë sanksione ndaj Pelosit për shkak të vizitës në Tajvan

Ministria e Jashtme tha se Pelosi këmbënguli për të vizituar Tajvanin pavarësisht shqetësimeve dhe kundërshtimeve të Kinës dhe se kjo sjellje ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe cenon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial

Emre Aytekin   | 05.08.2022
Kina do të vendosë sanksione ndaj Pelosit për shkak të vizitës në Tajvan

Beijing

Kina njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila vizitoi Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron si territorin e saj “të shkëputur”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Pelosi këmbënguli për të vizituar Tajvanin pavarësisht shqetësimeve dhe kundërshtimeve të Kinës dhe se kjo sjellje ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe cenon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

Në deklaratë thuhet se vizita ishte shkelje e parimit “Një Kinë” dhe minon paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

“Në përgjigje të provokimit keqdashës të Pelosit, Kina ka vendosur ta sanksionojë atë dhe anëtarët e familjes së saj sipas ligjit”, thuhet në deklaratë.

Deklarata nuk dha informacione për përmbajtjen e sanksioneve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın