Bota

Kina dhe Japonia përfshihen në një "duel verbal" për ishujt e diskutueshëm

Qeveria japoneze njoftoi se Tokio i paraqiti një protestë Pekinit pasi anijet luftarake kineze dhe ruse u panë duke lundruar "pranë ujërave territoriale japoneze" rreth ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore

Riyaz Khaliq Khaliq   | 04.07.2022
Kina dhe Japonia përfshihen në një "duel verbal" për ishujt e diskutueshëm

Istanbul

Kina dhe Japonia janë përfshirë në një "duel verbal" për ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria japoneze njoftoi se Tokio i paraqiti një protestë Pekinit pasi anijet luftarake kineze dhe ruse u panë duke lundruar "pranë ujërave territoriale japoneze" rreth ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

"Japonia do të përgjigjet me vendosmëri, por në mënyrë të qetë kundër lëvizjeve të ngjashme", tha Seiji Kihara, zëdhënës i qeverisë japoneze.

Megjithatë, Pekini u përgjigj duke theksuar se Tokio "nuk ka të drejtë të bëjë vërejtje të papërgjegjshme".

Pekini dhe Tokio kanë ngecur në një mosmarrëveshje mbi ishujt e pabanuara Senkaku të kontrolluar nga japonezët, për të cilat pretendimet e saj i ka shprehur edhe Pekini duke i quajtur Diaoyu.

"Ishujt Diaoyu dhe ishujt e saj të lidhura janë territori i lindur i Kinës", tha Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Sipas të përditshmes kineze 'Global Times', Zhao ka theksuar se "aktivitetet e anijes kineze në ujërat e afërta janë legjitime".

Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se fregata kineze lundroi në zonën e afërt të ishujve të pabanuar për rreth gjashtë minuta herët në mëngjesin e sotëm dhe menjëherë pas saj në ujëra hyri edhe një fregatë ruse.

"Kjo është hera e parë që nga qershori i vitit 2016 që anijet kineze dhe ruse ishin parë duke hyrë në zonën e afërt në të njëjtën kohë", thuhet në raportin e 'Kyodo News' me bazë në Tokio.

Takehiro Funakoshi, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, foli gjithashtu me një diplomat kinez në Tokio për të protestuar ndaj lëvizjes Kinë-Rusi.

Japonia dhe Kina në vitin 2008 ranë dakord për përpunimin e përbashkët të gazit në zonë, por negociatat u pezulluan në vitin 2010 kur tensionet mes tyre u rritën pas përplasjes së një barke kineze të peshkimit me një anije të Rojës Bregdetare të Japonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.