Bota

Kina anulon akreditimet për tre gazetarë të "Wall Street Journal"

Zëdhënësi i MPJ-së kineze, Geng Shuang tha se redaktorët e "WSJ"-së botuan një tekst me titull “Kina, e sëmura e Azisë” dhe me këtë tentuan të pengojnë luftën e këtij vendi kundër koronavirusit

Fuat Kabakcı  | 19.02.2020 - Përdıtësım : 20.02.2020
Kina anulon akreditimet për tre gazetarë të "Wall Street Journal"

Pekin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se ka anuluar akreditimin e tre gazetarëve të gazetës amerikane “Wall Street Journal (WSJ)” për shkak të, siç theksohet, “sulmit ndaj Kinës me një gjuhë raciste dhe diskriminuese”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Pekin, zëdhënësi i MPJ-së kineze, Geng Shuang tha se redaktorët e "WSJ"-së botuan një tekst me titull “Kina, e sëmura e Azisë” dhe me këtë tentuan të pengojnë luftën e këtij vendi kundër koronavirusit.

“Redaktorët përdorën titull racist dhe diskriminues që shkaktoi mllef dhe dënim brenda popullit kinez dhe bashkësisë ndërkombëtare”, theksoi Geng.

Ai i bëri thirrje WSJ të veprojë me përgjegjësi dhe të kërkojë falje.

"Pala kineze ka trajtuar gazetarët në përputhje me ligjet dhe rregulloret. Ne e dënojmë përdorimin e gjuhës raciste dhe diskriminuese dhe sulmeve dashakeqe ndaj Kinës nga media në fjalë. Është marrë vendim që prej sot të anulohet kartela e gazetarisë ndaj tre gazetarëve të WSJ", tha Geng.

Gazetari i WSJ-së, Walter Russel Mead më 3 shkurt botoi një tekst me titull “Kina, e sëmurë e Azisë”, ku kritikoi Kinën në aspektin e ndërmarrjes së masave të këtij vendi në luftën kundër koronavirusit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın