Bota, Koronavirusi

Kinë, asnjë rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës tha se në 31 provincat në territorin kontinental nuk janë regjistruar raste dhe të vdekur

Emel Gözellik   | 29.05.2020
Kinë, asnjë rast i ri me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ankara

Autoritetet në Kinë sot nuk kanë regjistruar asnjë infeksion dhe viktimë të re nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, ndërkohë që Koreja e Jugut raportoi 58 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni kinez i Shëndetit tha në një deklaratë se në 31 provincat në territorin kontinental nuk janë regjistruar raste dhe të vdekur.

Në deklaratë thuhet se 70 persona janë duke vazhduar trajtimin në spital, ndërkohë që 414 të tjerë mbahen nën mbikëqyrje si të dyshuar.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) e Koresë së Jugut raportoi 58 raste të reja në 24 orët e fundit, të cilat janë regjistruar në zonat urbane në kryeqytetin Seul dhe rrethinë.

I shfaqur për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në mbarë globin, duke infektuar mbi 5,8 milionë dhe duke vrarë më shumë se 358 mijë njerëz.

Në Kinë deri më tani jetën kanë humbur 4.634 persona dhe janë infektuar 82.995, kurse në Korenë e Jugut janë regjistruar 269 të vdekur dhe 11.344 raste.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın