Bota

Kim Jong-un kërcënon me "zhdukje" Korenë e Jugut nëse bën një hap ushtarak

"Një përpjekje e tillë e rrezikshme do të ndëshkohet menjëherë nga forca të fuqishme dhe qeveria e Yoon Seok-yeol dhe ushtria e tij do të zhdukeshin", citoi agjencia e lajmeve Yonhap të ketë thënë Kim Jong-un

Ekip  | 28.07.2022 - Përdıtësım : 28.07.2022
Kim Jong-un kërcënon me "zhdukje" Korenë e Jugut nëse bën një hap ushtarak

Ankara

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un paralajmëroi Korenë e Jugut se do të "zhduket" nëse Seuli ndërmerr ndonjë hap ushtarak kundër Veriut, theksuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Një përpjekje e tillë e rrezikshme do të ndëshkohet menjëherë nga forca të fuqishme dhe qeveria e Yoon Seok-yeol dhe ushtria e tij do të zhdukeshin", citoi agjencia e lajmeve Yonhap të ketë thënë Kim Jong-un në kryeqytetin Phenian, në sulmin e tij të parë ndaj presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol që kur mori detyrën këtë maj.

Në një fjalim për atë që Pheniani e quan "Dita e Fitores", duke shënuar fundin e Luftës Koreane të viteve 1950-53, Kim e quajti ushtrinë koreano-jugore "gangsterë ushtarakë" dhe tha se ata do të përballen me asgjësim nëse bëjnë ndonjë "përpjekje të rrezikshme" si një sulm parandalues, thuhet në raport.

Kim tha se më nuk do ta tolerojë sjelljen e Koresë së Jugut dhe paralajmëroi se do të paguajnë çmimin nëse vazhdon.

Javën e kaluar, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon pretendoi se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë test bërthamor në çdo kohë.

Më herët, Yoon urdhëroi ushtrinë të "dënojë me shpejtësi dhe me vendosmëri" Korenë e Veriut nëse kryen ndonjë provokim.

Tensionet në gadishull u rritën në vitin 2020 kur Koreja e Veriut sulmoi dhe hodhi në erë Zyrën e ndërlidhjes ndërkoreane përgjatë kufirit. Seuli paralajmëroi për një përgjigje të fortë nëse Pheniani "përkeqëson më tej situatën".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.