Bota

Khan për Xhamu Kashmirin: Nuk ka kuptim të flasim me Indinë

"Tensionet mund të rriten dhe kjo mund të jetë një situatë e frikshme për botën", thekson kryeministri pakistanez, Imran Khan

Ayşe Doğru   | 22.08.2019
Khan për Xhamu Kashmirin: Nuk ka kuptim të flasim me Indinë

Ankara

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka deklaruar se nuk ka kuptim të flitet me Indinë e cila ka anuluar nenin kushtetues që i njeh statusin e veçantë Xhamu Kamshirit dhe se përpjekjet për dialog me qeverinë e New Delhit kanë dështuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khan në një intervistë për gazetën amerikane "New York Times" ka kritikuar ashpër Indinë lidhur me çështjen e Kashmirit.

"Nuk ka kuptim të flasim me Indinë. Dua të them se kam biseduar aq sa ka qenë e nevojshme. Fatkeqësisht, kur shikoj tani pas, vërej se ata i kanë perceptuar si tolerime të gjitha përpjekjet e mia për paqe dhe dialog", deklaroi Khan.

"Përpjekjet për dialog kanë dështuar. Nuk ka asgjë që mund të bëjmë tani", tha Khan.

Pasi ka nënvizuar se çështja më e rëndësishme aktualisht është jeta e 8 milionë njerëzve në Xhamu Kashmir, Khan tha se "Kemi shqetësime se do të ndodhë spastrim etnik dhe gjenocid".

Ai potencoi se ata janë të shqetësuar që India do të përpiqet të legjitimojë veprimet e saj ushtarake kundër Pakistanit duke organizuar një operacion mashtrues (devijues) në Kashmir dhe se në këtë situatë ata do të kundërpërgjigjen.

"Po shikoni dy vende që posedojnë armë bërthamore, çdo gjë mund të ndodhë. Tensionet mund të rriten dhe kjo mund të jetë një situatë e frikshme për botën", thekson kryeministri pakistanez.

Marrëdhëniet mes Indisë dhe Pakistanit u tensinuan sërish pasi India më 5 gusht anuloi nenin kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın