Bota

Khan: 8 milionë njerëz në Kashmir jetojnë në lloj burgu të hapur

Kryeministri pakistanez Khan dhe presidenti turk Erdoğan mbajtën konferencë për media pas takimit të Këshillit për bashkëpunim strategjik të nivelit të lartë

Zuhal Demirci, Behlül Çetinkaya  | 14.02.2020 - Përdıtësım : 15.02.2020
Khan: 8 milionë njerëz në Kashmir jetojnë në lloj burgu të hapur ( Erçin Top - Anadolu Agency )

Ankara

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan rikujtoi sulmet në Siri ndaj Turqisë dhe ofroi mbështetjen e popullit dhe qeverisë pakistaneze për Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Khan dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbajtën konferencë për media pas takimit të Këshillit për bashkëpunim strategjik të nivelit të lartë.

Kryeministri i Pakistanit gjatë këtij rasti u përqendrua edhe në çështjen e Kashmirit.

“Rreth 8 milionë njerëz në Kashmir jetojnë në burg të llojit të hapur dhe nën tirani”, tha Khan.

Ai shtoi se ushtarët indianë gjithashtu janë të vendosur në zonën e Kashmirit dhe se popullsia në rajon i është ekspozuar presionit.

"Dua t'ju falënderoj përsëri për fjalët tuaja mbi Kashmirin", i tha Khan presidentit Erdoğan.

Khan beson se marrëveshjet strategjike të nënshkruara midis Turqisë dhe Pakistanit do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Momentalisht në Siri ndaj jush (Turqisë) kryhen sulme. Dua t’ju them se populli dhe qeveria pakistaneze janë gjithmonë pranë jush dhe kjo ashtu do të ngel edhe në të ardhmen. Çfarë do që të ndodhë, Pakistani gjithmonë është me ju”, tha Khan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın