Bota

"Kashmiri i rëndësishëm për Turqinë sa është edhe për Pakistanin"

"Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Pakistanin në luftën e saj kundër terrorizmit", shtoi presidenti i Turqisë

Ekip   | 14.02.2020
"Kashmiri i rëndësishëm për Turqinë sa është edhe për Pakistanin"

Islamabad

Çështja e Kashmirit është po aq e rëndësishme për Turqinë sa është edhe për Pakistanin, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Problemi i Kashmirit mund të zgjidhet jo me konflikte ose shtypje, por në bazë të drejtësisë dhe barazisë", tha Erdoğan në një seancë të përbashkët të Asamblesë Kombëtare dhe Senatit në Parlamentin e Pakistanit gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.

Komentet e tij vijnë rreth shtatë muaj që nga fillimi i bllokimit të rajonit Xhammu dhe Kashmir, pjesës së administruar nga indianët në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, hap ky i dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut si dhe nga komuniteti global islam.

Në fjalimin e tij të katërt në parlamentin e Pakistanit, Erdoğan gjithashtu foli mbi situatën në Idlib të Sirisë veriperëndimore, duke thënë se hapat e fundit të Turqisë në zonën e de-eskalimit në këtë provincë kanë për qëllim të parandalojnë regjimin e Assad-it nga vrasja e katër milionë njerëzve të shtypur me bomba fuçi.

"Pakistani mbështet kauzën e drejtë të Turqisë, pavarësisht të tjerëve që punojnë për të mbrojtur terroristët", tha ai, duke iu referuar operacionit antiterrorist të Turqisë "Burimi i Paqes", i nisur tetorin e kaluar në veriperëndim të Sirisë.

"Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Pakistanin në luftën e saj kundër terrorizmit", shtoi ai.

Erdoğan tha se Turqia do të mbështesë Pakistanin kundër zbatimit të presionit politik në takimet e Task Forcës ndërqeveritare të Veprimit Financiar.

Lidhur me të ashtuquajturën "Marrëvesha e Shekullit", e shpalosur muajin e kaluar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, Erdoğan e quajti këtë plan si një "projekt pushtimi".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın