Bota

Kapet lideri më i kërkuar i drogës në Kolumbi: “Goditja më e madhe pas Pablo Escobarit”

Presidenti kolumbian Ivan Duque njoftoi se kapja e Otonielit ishte goditja më e madhe ndaj liderëve të drogës që nga narko-bosi famëkeq Pablo Escobar, i cili u vra në një operacion më 2 dhjetor 1993

Sinan Doğan  | 24.10.2021 - Përdıtësım : 25.10.2021
Kapet lideri më i kërkuar i drogës në Kolumbi: “Goditja më e madhe pas Pablo Escobarit”

Bogota

Një nga kontrabandistët më të kërkuar të drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, me nofkën “Otoniel”, u arrstua në një operacion të përbashkët të ushtrisë dhe policisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Otoniel, kreu i organizatës Clan del Golfo, i cili u kap në operacionin e quajtur “Osiris” në qytetin Necocli në veriperëndim të vendit, u mor nga ushtarët me helikopter.

Presidenti kolumbian Ivan Duque njoftoi se kapja e Otonielit ishte goditja më e madhe ndaj liderëve të drogës që nga narko-bosi famëkeq Pablo Escobar, i cili u vra në një operacion më 2 dhjetor 1993.

Duke iu drejtuar anëtarëve të organizatës kriminale Clan del Golfo, Duque tha: “Unë po u bëj thirrje atyre që janë të lidhur me këtë organizatë. Përndryshe, çfarë do të ndodhë me ju është e qartë. Dorëzohuni menjëherë para drejtësisë, forca e ligjit është mbi gjithçka”.

Ai vuri në dukje se Otoniel ishte kontrabanduesi më i frikshëm i drogës në botë.

“Ai është vrasës i policisë, ushtarëve, liderëve socialë dhe gjithashtu personi përgjegjës për rekrutimin e të rinjve. Ai u kap në operacionin e përpiktë dhe të përbashkët të forcave të sigurisë”, deklaroi Duque.

Siç bëhet e ditur, Otoniel do të gjykohet për 120 krime, duke përfshirë dhjetëra vrasje, rrëmbime, krijimin e një organizate kriminale dhe trafik droge.

Një shpërblim prej 800.000 dollarësh ishte ofruar për Otonielin, i cili ishte në kërkim nga ushtria dhe policia për një kohë të gjatë.

Shtetet e Bashkuara e konsideronin si një nga trafikantët më të rrezikshëm të drogës në botë dhe akuzohej edhe për dërgimin e sasive të mëdha të kokainës në këtë vend.

Otoniel mori drejtimin e organizatës kriminale pasi zëvendësoi vëllain e tij Juan de Dios, i cili u vra nga forcat e sigurisë në një operacion në vitin 2012.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.