Bota

"Kapaciteti ushtarak në rritje i Kinës nuk përbën kërcënim për asnjë vend"

"Kina ka forcuar mbrojtjen kombëtare dhe ushtrinë e saj me qëllim për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Wu Qian

Sümeyye Dilara Dinçer  | 01.03.2021 - Përdıtësım : 01.03.2021
"Kapaciteti ushtarak në rritje i Kinës nuk përbën kërcënim për asnjë vend"

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Kinës tha se forcimi i mbrojtjes së saj kombëtare dhe forcave të armatosura nuk përbën kërcënim për ndonjë vend tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Wu Qian ka dhënë përgjigje ndaj pretendimeve se Kina ka ndryshuar politikën e saj të mbrojtjes dhe se ka forcuar forcat e armatosura.

Zëdhënësi vuri në dukje se Kina ka forcuar mbrojtjen kombëtare dhe ushtrinë e saj me qëllim për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj të zhvillimit.

"Kjo situatë nuk vendos në objektiv ose nuk përbën kërcënim për asnjë vend. Natyra e Kinës e cila përcaktohet nga sistemi i saj socialist, angazhimi për zhvillimin paqësor, politika e jashtme dhe traditat e saj kulturore janë të lidhura fort me njëra-tjetrën me politikën e saj të mbrojtjes", tha Qian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.