Politikë, Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër për vizitë në Turqi

Në njoftimin e Zyrës turke për Komunikime thuhet se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë do të diskutohen në takimet në Stamboll si dhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit

Ferdi Türkten   | 15.10.2021
Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër për vizitë në Turqi

Ankara

Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do të zhvillojë vizitë pune në Turqi me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Zyrës turke për Komunikime thuhet se marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Gjermanisë do të diskutohen në takimet në Stamboll si dhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Po ashtu është planifikuar të diskutohen çështjet rajonale dhe globale, përfshirë marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe zhvillimet në Libi, Siri dhe Afganistan.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın