Bota

Kanada, zjarri kaplon shtëpinë, humbin jetën 7 fëmijë sirianë

Policia e qytetit Halifax tha se shtatë fëmijë, duke përfshirë një fëmijë tremuajsh, humbën jetën në zjarrin që kaploi shtëpinë në orët e hershme të mëngjesit

Handan Kazancı  | 19.02.2019 - Përdıtësım : 20.02.2019
Kanada, zjarri kaplon shtëpinë, humbin jetën 7 fëmijë sirianë

Toronto

TORONTO (AA) - Shtatë fëmijë të një familje siriane kanë humbur jetën në një zjarr që kaploi një shtëpi në provincën Nova Scotia të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e qytetit Halifax tha se shtatë fëmijë, duke përfshirë një fëmijë tremuajsh, humbën jetën në zjarrin që kaploi shtëpinë në orët e hershme të mëngjesit.

Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata.

Familja u zhvendos në Kanada rreth dy vjet më parë.

“E gjithë komuna është e zemëruar dhe vëmendja jonë është me të dashurit e familjes”, tha kryetari i bashkisë në një deklaratë pas incidentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.