Bota, Koronavirusi

Kanada, rritet në mbi 7.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i rasteve është rritur për 2.275 në periudhën në fjalë duke tejkaluar shifrën 92.000

Seyit Aydoğan  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Kanada, rritet në mbi 7.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Toronto

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Kanada është rritur për 244 në 48 orët e fundit duke arritur në 7.380, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Shëndetësisë së vendit, numri i të vdekurve që ishte 7.136 para dy ditësh tani është rritur në 7.380.

Ministria gjithashtu njoftoi se numri i rasteve është rritur për 2.275 në periudhën në fjalë duke tejkaluar shifrën 92.000.

Deri më tani në mbarë vendin janë testuar 1.691.297 persona ndërsa janë shëruar 49.476.

Ndërkohë, sipas një hulumtimi nga shkencëtarët e Universitetit McMaster të Kanadasë, zbatimi i distancës shoqërore dhe përdorimi i maskës në kuadër të parandalimit të COVID-19, rreziku nga infeksioni me virus është ulur për 80 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın