Bota

Kamerun, presidenti bën thirrje për dialog kombëtar

“Dialogu kombëtar që do të thirret deri në fund të muajit do të përqendrohet në çështjet me interes kombëtar, veçanërisht në unitetin, integrimin kombëtar dhe jetesën së bashku”, theksoi Biya

Felix Nkambeh Tih   | 11.09.2019
Kamerun, presidenti bën thirrje për dialog kombëtar

Ankara

Në një fjalim të papritur mbrëmë vonë, presidenti i Kamerunit, Paul Biya, bëri thirrje për dialog kombëtar që do të përqendrohet në ankesat e popullatës që flasin gjuhën angleze të rajoneve veriperëndimore dhe jugperëndimore të këtij vendi të Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam vendosur të thërras një dialog të madh kombëtar që të na mundësojë adresimin e aspiratave të njerëzve të rajoneve veriperëndimore dhe jugperëndimore”, tha Biya në një fjalim televiziv.

“Dialogu kombëtar që do të thirret deri në fund të muajit do të përqendrohet në çështjet me interes kombëtar, veçanërisht në unitetin, integrimin kombëtar dhe jetesën së bashku”, theksoi më tej Biya.

Ai bëri të ditur se dialogu që do të kryesohet nga kryeministri duhet të përfshijë parlamentarë, liderë politikë, intelektualë, operatorë ekonomikë dhe anëtarë të diasporës.

Siç theksoi ai, përfaqësues nga forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë, por edhe grupet e armatosura po ashtu do të marrin pjesë në dialog.

- Protestat në Kamerun

Kameruni është dëmtuar nga protestat që nga viti 2016, me banorët në rajone që flasin gjuhën angleze që thonë se ata janë të margjinalizuar për dekada nga qeveria qendrore dhe shumica e popullatës frëngjisht folëse.

Protestuesit po bëjnë thirrje për rikthim të popullit të Kamerunit që flasin anglisht në federalizëm ose pavarësi, gjë të cilës protestuesit i referohen si “Republika e Ambazonia-s”.

Folësit e gjuhës angleze shpesh ankohen për përjashtimin e tyre nga detyrat e larta të shërbimit civil dhe për përdorimin e gjuhës frënge në institucionet qeveritare, megjithëse kushtetuta të dy gjuhëve u jep status zyrtar.

Kameruni Francez fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960. Më pas në vitin 1961, u krijua një shtet federal kur Kameruni Britanik fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe dhe iu bashkua Kamerunit Francez.

Megjithatë, në vitin 1972 shteti federal u shpërnda në favor të një shteti unitar.

Që atëherë, folësit e gjuhës angleze thonë se ata margjinalizohen dhe detyrohen të flasin gjuhën frënge në institucione publike dhe shkolla, si dhe po ashtu detyrohen të përdorin sistemin juridik francezo-kamerunas në gjykata.

Sipas Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së, dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur dhe kanë kaluar në Nigerinë fqinje.

Ndërkohë po ashtu dhjetëra oficerë ushtarakë dhe policorë janë vrarë që nga fillimi i protestave në tetor të vitit 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın