Bota

Kameramani i AA-së ndalohet nga ushtarët izraelitë

Shakra u ndalua nga ushtarët izraelitë në tentativë për të bërë xhirime në zonën ku sot në mëngjes ndodhi një shpërthim

Qays Abu Samra,Sümeyye Özer   | 23.08.2019
Kameramani i AA-së ndalohet nga ushtarët izraelitë

Ramallah

Ushtarët izraelitë ndaluan për një kohë kameramanin e Anadolu Agency (AA) Hisham Abu Shakra në tentativë për të xhiruar shpërthimin që ndodhi në afërsi të vendbanimit kolon hebre Dolev.

Shakra u pengua nga ushtarët izraelitë që të bënte xhirime dhe për një kohë u ndalua, ndërsa më pas u la i lirë.

Ndryshe, një izraelit humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në mëngjes rreth venbanimit ilegal hebre Dolev në afërsi të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın