Necva Taştan Sevinç
24 korrik 2026•Përditësim: 24 korrik 2026
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, ka bërë të ditur se blloku do të thërrasë të dërguarin e Rusisë në BE pas sulmeve të fundit të Moskës ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu.
“Sulmet pa dallim të Rusisë ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera shkaktojnë viktima civile me qëllim, jo rastësisht”, tha Kallas në rrjetin social amerikan X.
Ajo gjithashtu dënoi sulmin ndaj konsullatës së nderit të Letonisë në Sloviansk, në lindje të Ukrainës, duke theksuar se kjo tregoi “mospërfilljen e plotë të Moskës ndaj së drejtës ndërkombëtare”.
“Letonia ka mbështetjen tonë të plotë”, tha ajo.
Kallas gjithashtu njoftoi se do të propozojë sanksione shtesë që synojnë individë dhe subjekte të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.