Bota

Kabul, shpërthim i fuqishëm afër selisë së ushtrisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Rahimi konfirmoi se objektiv i sulmit ishte selia e forcave komando të ushtrisë

Ekip   | 12.09.2019
Kabul, shpërthim i fuqishëm afër selisë së ushtrisë ( Sayed Khodaberdi Sadat - Anadolu Agency )

Ankara

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, afër selisë së forcave komando të ushtrisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme, Nusrat Rahimi, tha se shpërthimi ndodhi në zonën e qytetit Reshkor.

Katër të vdekur kanë mbetur nga sulmi.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marë talebanët. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın