Bota, Koronavirusi

Kërkohet përgjigje e përbashkët nga liderët e G20 kundër COVID-19

Nga organizata Amnesty International thonë se "do ta mundim këtë virus së bashku, për të gjithë, ose nuk do ta mundim aspak"

Riyaz Khaliq   | 26.03.2020
Kërkohet përgjigje e përbashkët nga liderët e G20 kundër COVID-19

Ankara

Organizata Amnesty International (AI) u ka bërë thirrje vendeve anëtare të grupit G20 të mobilizojnë resurset e tyre për të mbrojtur më të prekurit nga koronavirusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liderët e 20 ekonomive më të fuqishme në botë, përfshirë Turqinë, do të zhvillojnë një video-konferencë më vonë gjatë ditës për të vlerësuar situatën e shkaktuar nga pandemia COVID-19.

"Përgjigjja ndaj kësaj pandemie duhet të bazohet në bashkëpunimin dhe shkëmbimin e resurseve, sepse strategjitë kombëtare nuk do të jenë të mjaftueshme vetvetiu", thonë nga AI duke kërkuar përgjigje të koordinuara për të përballuar krizën me COVID-19 e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 21.000 personave në botë.

"Të ndihmosh më të margjinalizuarit, jo vetëm që është gjëja e duhur, por kujdesi joadekuat shëndetësor në çdo pjesë të botës është një rrezik për të gjithë ne. Përhapja e shpejtë e COVID-19 ka treguar se sa të lidhur jemi ne", tha Netsanet Belay, drejtori i hulumtimit dhe avokimit pranë AI.

"Vendet e G20 kanë shumë masa financiare në dispozicion dhe duhet t'i marrin parasysh të gjitha. Ne do ta mundim këtë virus së bashku, për të gjithë, ose nuk do ta mundim aspak", shtoi Belay.

Duke kërkuar transparencë në vendimmarrje, nga AI thonë se çdo masë nga G20 duhet të garantojë qasje për të gjithë në kujdesin parandalues si dhe cilësi të mirë dhe trajtim të përballueshëm, përfshirë edhe ata që janë më të rrezikuar.

Italia, Kina, Irani dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të prekura nga pandemia.

Megjithë, numrin në rritje të njerëzve të infektuar, shumica e të prekurve nga virusi tregojnë simptoma të lehta dhe shërohen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın