Bota

"Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore rrezik për sigurinë globale"

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si "rrezik për sigurinë globale" kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore në sulmet e saj në Ukrainë

Ahmet Furkan Mercan   | 14.05.2022
"Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore rrezik për sigurinë globale"

Tokio

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si "rrezik për sigurinë globale" kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore në sulmet e saj në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Michel, në kuadër të kontakteve në Japoni si pjesë e vizitës së tij zyrtare, vizitoi qytetin Hiroshima në jugperëndim të vendit dhe bëri thirrje që "bota të shpëtojë nga armët e shkatërrimit në masë".

Duke vizituar Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshima, Michel nënshkroi librin e vizitorëve dhe vuri në dukje se Hiroshima e bën atë të ndjejë një "vullnet intensiv për eliminimin e armëve bërthamore".

Presidenti i Këshillit Evropian foli për sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe theksoi se kërcënimi i Moskës për përdorimin e armëve bërthamore është "rrezik për sigurinë globale, turpërues dhe i papranueshëm".

"Kemi parime ndërkombëtare dhe organizata globale për çarmatimin dhe kontrollin e armëve bërthamore. Duhet t‘i mbrojmë dhe t‘i rinovojmë këto për të mbrojtur paqen dhe sigurinë", tha Michel.

Gjatë vizitës së tij, Michel vendosi lule në memorialin simbolik dhe u takua me kryetarin e Bashkisë së Hiroshima-s, Matsui Kazumi dhe viktimat e bombës atomike që njihen si "Hibakusha".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın