Bota, Koronavirusi

Jordani, 2 ministra japin dorëheqje për shkeljen e masave kundër COVID-19

Masa erdhi pasi kryeministri Bishr Al-Khasawneh kërkoi nga ministri i Brendshëm Samir Al-Mobaideen dhe ministri i Drejtësisë Bassam Al-Talhouni të jepnin dorëheqje për shkeljen e masave parandaluese për të luftuar pandeminë

Ekip   | 28.02.2021
Jordani, 2 ministra japin dorëheqje për shkeljen e masave kundër COVID-19

Amman

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, pranoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtësisë për shkeljen e masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa erdhi pasi kryeministri Bishr Al-Khasawneh kërkoi nga ministri i Brendshëm Samir Al-Mobaideen dhe ministri i Drejtësisë Bassam Al-Talhouni të jepnin dorëheqje për shkeljen e masave parandaluese për të luftuar pandeminë.

Mediat lokale raportuan se dy ministrat kishin marrë pjesë në një ceremoni ku ishin të pranishëm shumë persona, përtej numrit maksimal të lejuar.

Sipas Oborrit Mbretëror të Jordanisë, Mbreti Abdullah II e caktoi ministrin e Administrimit Lokal, Tawfiq Krishan, të administrojë Ministrinë e Brendshme, ndërsa Sekretarin e Shtetit për Çështjet Juridike, Ahmed Ziyadat, për të drejtuar Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk kishte asnjë koment nga ministrat që dhanë dorëheqje.

Jordani ka miratuar disa masa gjatë muajve të kaluar që synojnë të frenojnë përhapjen e COVID-19, duke përfshirë orën policore të pjesshme dhe ndalimin e tubimeve me mbi 20 persona.

Deri më tani, Jordani ka konfirmuar 386.496 raste me COVID-19, përfshirë 4.675 viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın