Bota

Johnson: Njohim kërcënimin terrorist të PKK-së ndaj Turqisë

"Ne njohim presionet e mëdha me të cilat përballet Turqia për shkak të strehimit të katër milionë refugjatëve dhe kërcënimin terrorist që vjen nga PKK, që është një kërcënim real me të cilin përballet Turqia"

Ahmet Gürhan Kartal  | 04.12.2019 - Përdıtësım : 04.12.2019
Johnson: Njohim kërcënimin terrorist të PKK-së ndaj Turqisë

Londër

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, e cilësoi si të mirë takimin e djeshëm katërpalësh që u zhvillua me Turqinë në margjina të samitit të NATO-s në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne diskutuam gjendjen e ndërlikuar në veri të Sirisë", tha Johnson në një konferencë për media pas samitit të NATO-s, duke folur në lidhje me takimin katërpalësh në të cilin, krahas kryeministrit britanik, morën pjesë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

"Ne njohim presionet e mëdha me të cilat përballet Turqia për shkak të strehimit të katër milionë refugjatëve dhe kërcënimin terrorist që vjen nga PKK, që është një kërcënim real me të cilin përballet Turqia", deklaroi Johnson.

Kryeministri i Britanisë tha se po përpiqen të kuptojnë planet e Turqisë në lidhje me Sirinë veriore dhe se si vendi e sheh të ardhmen.

"Ne të gjithë duam t'i shmangemi keqkuptimeve midis aleatëve të NATO-s. Vendosëm t'i vazhdojmë këto takime", shtoi ai.

I pyetur nëse Britania do t'i pranojë shtetasit britanikë që i janë bashkuar organizatës terroriste DEASH, Johnson tha: "Duke shkelur ligjet e Britanisë, ata humbën të drejtën për të qenë shtetas të këtij vendi".

Ndërkaq, lidhur me atë se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron t'i kthejë në vendet e tyre të origjinës luftëtarët e huaj, Johnson, si arsyetim për mospranimin e këtyre personave tha se "Sistemi ligjor i Britanisë e vështirëson gjykimin e tyre".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın