Bota

Japonia vazhdon të regjistrojë rënie të vetëvrasjeve

Vendi me popullsinë e moshuar ka regjistruar numrin më të vogël të rasteve të vetëvrasjeve që nga viti 1978

Rıyaz Khalıq   | 17.01.2020
Japonia vazhdon të regjistrojë rënie të vetëvrasjeve

Ankara

Popullsia në plakje e Japonisë po dëshmon një rënie të vazhdueshme të nivelit të vetëvrasjeve, tregojnë të dhënat e reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë në Japoni, numri i vetëvrasjeve në Japoni ka rënë me 4,2 për qind në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë në një ulje rekorde prej 19.959 personash, njoftoi agjencia e lajmeve "Kyodo News".

Në vitin 2018, Japonia regjistroi numrin më të ulët të vetërasjeve në 37 vitet e fundit në 100 mijë me 16,3 për qind.

Shifrat për vitin 2019 kanë qenë më të ulëta për afro 20 mijë persona për herë të parë që kur Agjencia Kombëtare e Policisë Japoneze filloi përpilimin e të dhënave në vitin 1978.

Raporti, megjithatë, paralajmëroi se numri i vetëvrasjeve mund të rritet më vonë kur të bëhet rishikimi i të dhënave në mars.

Vitin e kaluar, numri i vetëvrasjeve për 100 mijë njerëz ra në 15,8 për qind, duke rënë 0,7 për qind nga viti 2018.

"Ne duhet të përballemi me realitetin se rreth 20 mijë njerëz kanë marrë jetët e tyre të çmuara", tha ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato në një konferencë për media.

"Për të patur një shoqëri ku askush nuk do të detyrohet të kryejë vetëvrasje, ne në mënyrë të vazhdueshme do të promovojmë kundër masat", tha ai.

Japonia është një nga vendet më të zhvilluara, moderne dhe më të pasura në botë, por është duke luftuar me plakjen e popullsisë dhe një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vetëvrasjeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın