Bota

Japonia rrit bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Vietnamin

Dy vendet në muajin shtator nënshkruan marrëveshjen që do të sigurojë eksportimin e pajisjeve dhe teknologjive të mbrojtjes të prodhimit japonez në Vietnam

Ahmet Furkan Mercan  | 24.11.2021 - Përdıtësım : 24.11.2021
Japonia rrit bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Vietnamin Burimi: Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes të Japonisë

Tokio

Ministri i Mbrojtjes së Japonisë, Nobuo Kishi tha se me Vietnamin kanë "rënë dakord për të ofruar kontribut më aktiv për stabilitetin dhe paqen e rajonit", transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Kishi zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Vietnamit, Phan Van Giang, i cili ndodhet në Tokio në kuadër të një vizite zyrtare.

Kishi dhe Giang nënshkruan marrëveshje në fushat e sigurisë kibernetike dhe mjekësisë ushtarake dhe theksuan se bashkëpunimi mes autoriteteve të mbrojtjes së Japonisë dhe Vietnamit ka arritur në një "nivel të ri".

Dy ministrat diskutuan për situatën e fundit në Detin e Kinës Jugore dhe Detin e Kinës Lindore dhe u dakorduan për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj në rajon.

Pas takimit, ministri Kishi tha se "Dy vendet duke përdorur fuqinë dhe burimet e njëri-tjetrit kanë rënë dakord për të ofruar kontribut më aktiv për stabilitetin dhe paqen e rajonit".

Dy vendet në muajin shtator nënshkruan marrëveshjen që do të sigurojë eksportimin e pajisjeve dhe teknologjive të mbrojtjes të prodhimit japonez në Vietnam.

Eksperti i lartë i Fondacionit të Paqes Sasakawa (SPF), Nishida Ippeita, lidhur me takimin tërhoqi vëmendjen mbi aktivitetet ushtarake të Pekinit.

Duke pasur parasysh aktivitetet ushtarake në rritje të Kinës në Azinë Juglindore, Nishida potencoi rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes Tokio-Hanoi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın