Bota

Japonia: Raketat e Koresë së Veriut ranë në zonën tonë ekskluzive ekonomike

"Testimet raketore të Koresë së Veriut, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë dhe të rajonit", tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga

Ahmet Furkan Mercan   | 16.09.2021
Japonia: Raketat e Koresë së Veriut ranë në zonën tonë ekskluzive ekonomike

Tokyo

Raketat e Koresë së Veriut kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike (ZEE) kombëtare të Japonisë në brigjet e Gadishullit Noto në perëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, qeveria e Japonisë ka rregulluar parashikimin e saj që ka njoftuar më parë lidhur me pikat e rënies së raketave që testoi Koreja e Veriut.

Sipas analizës së re, raketat kanë rënë 300 kilometra larg ishullit Hegurajima në brigjet e Gadishullit Noto në rajonin Ishikawa në perëndim.

Vihet në dukje se raketat kanë përshkruar një rrugë 750 kilometra në një lartësi 50 kilometra, kanë fluturuar në një "orbitë të parregullt" dhe kanë rënë në ZEE të Japonisë.

Sipas informacioneve me burimet nga Ministria e Mbrojtjes, raketat kishin rënë jashtë ZEE-së kombëtare të Japonisë.

Transmetuesi publik NHK njoftoi se raketa e fundit balistike e Koresë së Veriut që ka rënë brenda ZEE-së kombëtare është lëshuar në tetor 2019.

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga lidhur me testimin raketor tha se "Testimet raketore të Koresë së Veriut, kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë dhe të rajonit".

Ai ka tërhequr vëmendjen se testimi raketor është kryer pas Samitit me temë "Koreja e Veriut" që mbajtën me 14 shtator në Tokio diplomatët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Ndërkohë agjencia Yonhap në lajmin e saj të bazuar mbi burimet e Koresë së Veriut theksoi se ky vend ka testuar në fundjavë një "raketë të re" me rreze prej 1.500 kilometrash.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın