Politikë, Bota, Ekonomi

Japonia përsëri kundërshton planin e presidentit Putin për zonë pa doganë në Ishujt Kuril

Ministri Motegi tha se vendi i tij kundërshton planin e presidentit të Rusisë për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril dhe për të përjashtuar investimet e kompanive të huaja për 10 vite nga taksat

Ahmet Furkan Mercan  | 24.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Japonia përsëri kundërshton planin e presidentit Putin për zonë pa doganë në Ishujt Kuril

Tokio

Japonia ka kundërshtuar planin e Rusisë për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril dhe për të përjashtuar investimet e kompanive të huaja për 10 vite nga taksat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadrin e takimeve të sesionit të 76-të të Asamblesë Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, u takua me homologun rus Sergey Lavrov dhe diskutoi zhvillimet dypalëshe dhe ato rajonale.

Sipas agjencisë Kyodo, Motegi në takim reagoi ndaj planit të sjellë në rendin e ditës nga homologu Lavrov lidhur me planin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril.

Motegi tha se vendi i tij kundërshton planin e presidentit të Rusisë për formimin e zonës pa doganë në Ishujt Kuril dhe për të përjashtuar investimet e kompanive të huaja për 10 vite nga taksat.

Lidhur me aktivitetet e përbashkëta ekonomike të dy vendeve në ishuj, Motegi vuri në dukje se këto duhet të realizohen pa shkelur statusin ligjor të Japonisë.

Në lidhje me çështjen e "mungesës së një marrëveshjeje" mes dy vendeve pas Luftës së Dytë Botërore, Motegi në takim tha se Japonia dëshiron të "zhvillojë marrëdhënie të gjera dhe reciproke" me Rusinë.

Mosmarrëveshja mbi Ishujt

Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, aneksoi Ishujt Kuril të Japonisë, që shtrihen rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin e Paqësorit dhe Detin Ohotsk.

Palët nuk arritën rezultat në negociatat e zhvilluara për të nënshkruar marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Japonisë për shkak të mosmarrëveshjes për pjesën territoriale të cilën Japonia pas aneksimit i ka emërtuar si "Rajonet Veriore".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.